Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë takohen për tarifat për produktet e importuara

Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë takohen për tarifat për produktet e importuara

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe meksikanë u mblodhën të mërkurën në Uashington pas kërcënimit të Presidentit Donald Trump për një rritje të tarifave prej 5 për qind duke nisur nga 10 qershori, për produktet e importuara nga Meksika, nëse nuk kufizohet emigracioni i paligjshëm.

Ndërsa Trump ndodhet për një vizitë në Evropë, nënpresidenti Mike Pence dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo po marrin pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë me ministrin e Jashtëm meksikan Marcelo Ebrard si dhe zyrtarë të tjerë.

Në Irlandë zoti Trump tha se “mendon se Meksika duhet të marrë masa nëse nuk do rritje të tarifave. Tarifat do të vendosen dhe nëse rriten, kompanitë do të kthehen në Shtetet e Bashkuara", tha presidenti.

Trump tha se Meksika "dëshiron të bëjë një marrëveshje", por nëse nuk mund ta ndalë emigracionin "ne nuk do të punojmë me ta”.

Mendoj se është një gjë shumë e thjeshtë dhe mendoj se ata do ta ndalojnë... Ata do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre më të lartë për ta bërë këtë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë të mërkurën”, tha presidenti Trump.

Para bisedimeve, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha në kushte anonimiteti se "tregtia dhe të gjitha aspektet e tjera të marrëdhënieve tona janë shumë të rëndësishme, por siguria kombëtare vjen e para. Shtëpia e Bardhë është tejet serioze lidhur me vendosjen e tarifave nëse nuk bëhet asgjë për të frenuar rrjedhën e emigrantëve".

Zyrtari tha se zoti Pence "mezi pret të dëgjojë se çfarë masash të prekshme është e gatshme të marrë qeveria meksikane për të adresuar menjëherë këtë krizë në rritje" në kufi. Në muaj e fundit, autoritetet amerikane thonë se më shumë se 100 mijë emigrantë pa dokumente, kryesisht nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, kanë hyrë në SHBA për të kërkuar punë dhe për t'i shpëtuar dhunës dhe varfërisë në vendet e tyre. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas