Zyrtare/ Armando Sadiku ndryshon skuadrën e 15-të në karrierë

Zyrtare/ Armando Sadiku ndryshon skuadrën e 15-të në karrierë

Armando Sadiku

Armando Sadiku ka ndërruar sërish ekip. Sulmuesi që ka luajtur 38 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 12 gola si kuqezi, ka lënë pas një sezoni Mohun Bagan në Indi dhe është bashkuar me rivalët e FC Goa.

Sezonin e shkuar Sadiku luajti 35 ndeshje dhe shënoi 11 gola me Bagan, duke fituar edhe trofeun e kampionatit dhe Kupës. Duket se forma e mirë e treguar nga 33-vjeçari ka bërë që të ketë shumë fansa dhe FC Goa të ofrojë një shumë të majme për ta marrë në ekip.

Kështu, Sadiku mbetet sërish në Superligën e Indisë, por këtë herë me një klub dhe fanellë të re. Turbina, Gramozi, Elbasani, Locarno, Lugano, Zurich, Vaduz, Legia, Levante, Malaga, Erzurumspor, Bolivar, Las Palmas, Cartagena dhe Mohun Bagan, këto janë skuadrat ku ka luajtur Sadiku.

Armando Sadiku

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Itali, klubi i Serie A blen Alen Sherrin! 500 mijë euro për Egnatian

E konfirmojnë në Itali, klubi i Serie A blen Alen Sherrin! 500 mijë euro për Egnatian