Zyrtare, Barcelona i rrëmben Romës talentin brazilian

Zyrtare, Barcelona i rrëmben Romës talentin brazilian

Braziliani Malcom

Tashmë është zyrtare, braziliani Malcom aq shumë i kërkuar nga Interi dhe aq pranë transferimit te Roma, është futbollisti më i ri i Barcelonës.

Blaugranat mposhtën me foto finish konkurencën e Romës që kishte arritur akordin paraprak me francezët e Bordeaux dhe menaxherët e futbollistit, duke i ofruar disa milionë euro më shumë klubit francez por edhe një pagë pothuajse 2-herë më të lartë se ajo që i ofronte Roma futbollistit.

Kartoni i 21-vjeçarit i kushtoi 41 milionë euro Barçës plus 1 milionë në formë bonusesh ndërsa lojtari do të firmosë me katalanët për 5 vitet e ardhshme.

Barcelona i ka vendosur një klazuolë largimi që kap shifrën e 400 milionë eurove. Malcom është blerja e tretë e gjigandëve spanjollë në këtë merkato pas mesfushorit brazilian Arthur dhe mbrojtësit francez Lenglet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim