Zyrtare/ Bayern Munich prezanton Harry Kane, blerje rekord në historinë e Bundesligës

Zyrtare/ Bayern Munich prezanton Harry Kane, blerje rekord në historinë e Bundesligës

Harry Kane në prezantim

Harry Kane është sulmuesi më i ri i Bayern Munich. Kampionët e Bundesligës kanë bërë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, duke paguar 120 milionë euro te Tottenham. Tanimë kapiteni i Anglisë do veshë fanellën me numrin 9, atë që la Lewandowski një vit më parë.

Pas negociatave të gjata, Bayern Munich bindi Tottenhamin për shumën rekord, me sulmuesin që do jetë në "Allianz Arena" deri në verën e 2027. Në prezantim, Kane është shprehur i lumtur.

"Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Bayern tani. Bayern është një nga klubet më të mëdha në botë dhe gjithmonë kam thënë se dua të konkurroj dhe të tregoj veten në nivelin më të lartë gjatë karrierës sime. Ky klub përcaktohet nga mentaliteti i tij fitues, ndihem shumë mirë që jam këtu", tha Kane.

30-vjeçari gjatë gjithë karrierës së tij me Tottenham nuk ka fituar asnjë trofe, teksa mund të jetë pjesë e ekipit të Tuchel në finalen e Superkupës së Gjermanisë kundër Leipzig, e cila luhet sot në 20:45.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion