Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, do të jetë lojtari më i ri i Luganos. Futbollisti 27-vjeçar kërkon më shumë minuta pas dëmtimit të gjatë që la pas dhe për këtë arsye ka zgjedhur të rikthehet në Zvicër.
Lajmin e transferimit të Sadikut e kanë kofirmuar të dy klubet. Levante sqaron se ka në marrëveshjen e nënshkruar qëndron opsioni i rikthimit të futbollistit, për të cilin një vit më parë shpenzuan afërsisht 1 mln euro për ta marrë nga polakët e Legias.
Kjo është herë e tretë që Sadiku do të mbajë veshur fanellën e Luganos, klub i cili aktualisht renditet në vendin e tetë të Super Ligës zvicerane. Fakti se në marrëveshje ekziston opsioni i rikthimit tregon se skuadra spanjolle shpreson që shqiptari mund të rigjejë veten në Zvicër dhe më pas të rikthehet të “La Liga”.
Komento