Zyrtare/ Declan Rice bëhet lojtari më i shtrenjtë anglez në histori, Arsenali prezanton yllin e mesfushës

Zyrtare/ Declan Rice bëhet lojtari më i shtrenjtë anglez në histori, Arsenali prezanton yllin e mesfushës

Declan Rice

Declan Rice është zyrtarisht mesfushori më i ri i Arsenalit. "Topçinjtë" kanë paguar afro 115 milionë euro në arkat e West Ham, për të bërë të vetin yllin anglez.

Për 24-vjeçarin kishte shumë klube të interesuara, me londinezët që më në fund siguruan shërbimet edhe pas ndërhyrjes së trajnerit Arteta. Kontratë pesë vjeçare për Rice, me opsion edhe për rinovim.

Arsenali do duhet të paguajë 110 milionë euro te West Ham deri në verën e 2025 dhe pjesën tjetër në formë bonusesh. Me këtë çmim, Rice bëhet lojtari anglez më i shtrenjtë i transferuar në merkato.

Trajneri i Arsenalit, Arteta u shpreh i lumtur për këta afrim, me Rice që do zëvendësojë Xhakën të larguar te Bayer Leverkusen.

"Ne jemi vërtet të lumtur që Declan po na bashkohet. Ai është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, i cili ka performuar në një nivel të lartë në Premier League dhe për Anglinë për disa sezone", tha spanjolli.

 

Declan Rice

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet