Ish - kapiteni i ekipit të Juventusit Alesandro Del Piero do të përfundojë karrierën në ekipin e Sydenyt në Australi. Lajmin e bëjë të ditur mediat vendase, të cilat japin edhe detaje të marrëveshjes që do të firmoset nesër midis fantazistit dhe australianëve.

Del Piero refuzoi disa oferta nga Amerikë, Kina, Rusia dhe sigurisht shumë në Europë, midis të cilave disa nga Britania. Arsyet për vendimin pritet që ta pohojë vetë legjenda bardhezi nesër. Edicionin e fundit Del Piero është shpallur edhe kampion me ekipin e Juventusit.

(d.b/shqiptarja.com)