Zyrtare/ Dinamo prezanton vëllanë e sulmuesit të Kombëtares

Zyrtare/ Dinamo prezanton vëllanë e sulmuesit të Kombëtares

Kilian Çuni me drejtorin Haris Fakic

Kilian Çuni është mbrojtësi më i ri i Dinamos në Superligë. 24-vjeçari ka firmosur për një vit e gjysmë me të drejtë rinovimi, teksa është produkt i skuadrave gjermane. I lindur në Gjermani, Kiliani është vëllai i Marvin Çunit, sulmuesit të Kombëtares dhe Frosinones në Serie A.

"Kilian Çuni është zyrtarisht lojtari më i ri i FC Dinamo City. Ditën e sotme, mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur në praninë e drejtorit Fakiç, kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve në vijim. Mbrojtësi shtatlartë vjen në skuadrën tonë pas përvojës me Eintracht Karlsfeld në Gjermani, ndërsa kohëzgjatja kontraktuale është e vlefshme për një afat 1.5 vjeçar me opsion rinovimi. FC Dinamo i uron punë të mbarë dhe suksese me fanellën tonë", njofton Dinamo.

I dalë nga Ismaning U-19, Çuni ka veshur fanellat e FC Unterfohring dhe Eintracht Karlsfeld në Gjermani, ndërsa për herë të parë vjen të luajë në një klub shqiptar. I gjatë 1.85 metër, Çuni luan në qendër të prapavijës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë