Zyrtare/ Emmanuel Egbo largohet nga Bylis, ballshiotët emërojnë në stol Nevil Deden

Zyrtare/ Emmanuel Egbo largohet nga Bylis, ballshiotët emërojnë në stol Nevil Deden

Emmanuel Egbo

Pas gjashtë javësh kampionat Bylis ka zëvendësuar trajnerin. Emmanuel Egbo ka pranuar të largohet nga stoli i ballshiotëve dhe vendin e tij do e zërë Nevil Dede. Bylis në gjashtë javët e para të Superligës ka siguruar një fitore, dy barazime dhe tre humbje. Me pesë pikë ballshiotët renditen të parafundit.

Rezultatet e dobëta kanë bërë që në Ballsh të ketë një takim me drejtuesit, ku edhe Egbo duket se nuk është bërë pengesë për një largim që do sillte dinamika të reja në ekip. Pas largimit ai ka folur në kanalet zyrtare të klubit, duke e quajtur një vendim të vështirë, por që i hap rrugën përmirësimit të situatës.

"Ka qënë një vendim shumë i vështirë për mua, por kur bëhet fjalë për Bylisin kam menduar për më të mirën e skuadrës. Më mirë të lëviz unë, duke marrë përsipër ndryshimin, por edhe duke shpresuar sa më parë te kthesa. E kam menduar gjerë e gjatë dhe ja kam parashtruar edhe presidentit si mik prej vitesh, se një ndryshim tashmë që është herët mund të sjellë përmirësimin e ekipit dhe kjo lëvizje mund të jetë në të mirën e Bylisit. Unë jam pjesë e këtij klubi, jam mik me presidentin dhe dua kthesën e Bylisit, që mua më ka dhënë shumë si lojtar por edhe si trajner vite më parë.

Nuk e heq presidenti trajnerin, sidomos duke ditur edhe marrdhëniet që unë kam me Kapllanajn prej vitesh, sepse janë lojtarët ata që luajnë, prej nga varet rezultati, por edhe trajneri. Por edhe pas kësaj, unë do të vazhdoj që të jem afër Bylisit, si tifozi më fanatik, sepse Ballshi është, ka qënë dhe do të mbetet shtëpia ime. E bëra këtë hap sepse dua që Bylisi të ndryshojë dhe në fund të sezonit ta shoh në Europë, sepse skuadrat e tjera nuk kanë asgjë më shumë. Ky është një vendim personal i imi, falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuam, Ballshi dhe Bylisi janë në zemrën time", tha Emmanuel Egbo.

Nevil Dede nis punën që sot me Bylisin, në prag të sfidës me AF Elbasanin që luhet të dielën në orën 16:00 në "Adush Muça" të Ballshit.

Njoftimi i klubit

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 25/09/2024 18:57

    Ado shorti kuba republike dhe kuba popullore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament