Zyrtare/ Ergys Kaçe ndërron sërish ekip, e prezantojnë si lojtarin e Kombëtares

Zyrtare/ Ergys Kaçe ndërron sërish ekip, e prezantojnë si lojtarin e Kombëtares

Ergys Kaçe

Ergys Kaçe është lojtari më i ri i PS Kalamatas në Superligën 2 të Greqisë. Mesfushori 30-vjeçar prej disa sezonesh nuk po del në formën e tij dhe është detyruar që të ndërrojë shpesh ekipin.

Pasi firmosi me Volos në fillim të këtij viti, ai më pas lëvizi te Eolikos dhe tanimë gjen një tjetër ekip, jo në elitën greke. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje dhe 608 minuta.

I dalë nga moshat e PAOK, karriera e Kaçes ka vijuar te Viktoria Plzen, Panathinaikos, Larisa, një rikthim te PAOK dhe Partizani në Shqipëri. Pas 2022 ai ka ndërruar pesë skuadra në ligën e dytë greke.

"PAE Kalamata njofton transferimin e Ergys Kaçes. Ai është një futbollist i Kombëtares shqiptare (8/7/1993), i cili ka një CV të pasur dhe një karrierë në një nivel të lartë. E nisi karrierën me PAOK-un, ku pati 113 paraqitje dhe 7 gola, ndërsa gjithashtu pati dy paraqitje në kualifikueset e Ligës së Kampionëve", njofton Kalamata.

Kujtojmë se Kaçe ka luajtur 25 ndeshje dhe ka shënuar dy gola me Kombëtaren kuqezi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë