Zyrtare/ FSHF konfirmon miqësoren e parë të marsit, luhet në Parma

Zyrtare/ FSHF konfirmon miqësoren e parë të marsit, luhet në Parma

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren e parë të muajit mars kundër Kilit. Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me Federatën e Futbollit të Kilit që kjo ndeshje miqësore të luhet në stadiumin ‘Enio Tardini’, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

Kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve. Kili është një nga ekipet kombëtare më me histori në Amerikën Latine, teksa ka fituar dy herë Copa America-n dhe ka marrë pjesë në disa finale të kampionatit Botëror të futbollit.

Sakaq, më 25 mars, Shqipëria do të luajë edhe miqësoren e dytë të këtij muaji, ndaj Suedisë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stockholmit, në ora 19:00.

Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Sylvinho do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja