Përfundon telenovela e merkatos rreth Gledi Micit. Mbrojtësi i majtë u prezantua si përforcim i Skënderbeut. Zyrtarizimi u konfirmua nga faqja zyrtare e klubit korçar, në një fotografi ku lojtari shtrëngonte duart me presidentin Ardjan Takaj, ku siç e do tradita realizohet përpara trofeve të fituar nga skuadra, ku spikasin gjashtë titujt radhazi kampionë të Shqipërisë.
Më parë Mici kishte firmosur kontratën që e lidh me Skënderbeun për dy vitet në vazhdim. Korçarët fituan në këtë mënyrë garën me Partizanin dhe vendimtar ishte akordi i arritur me Kukësin, me klubin veri-lindor që nga largimi i mbrojtësit përfitoi shifrën e 30 mijë eurove.
Pas akordit ndërmjet dy klubeve, Skënderbeu gjeti edhe marrëveshjen me Gledi Micin, që për të nisur një aventurë të re në Korçë u bind nga projekti i klubit, por edhe nga fakti se do të përfitojë plot 5 mijë euro pagë mujore. Menjëherë pas prezantimit, 25-vjeçari do të nisë menjëherë punën nën urdhërat e trajnerit Andrea Agostinelli.
Lojtari do ti bashkohet menjëherë Skënderbeut në Ptolemaida të Greqisë, aty ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri. Me afrimin e Micit, Skënderbeu kompleton repartin difensiv, aty ku alternativa e vetme në krahun e majtë ishte Leonit Abazi, ndërsa në krahun e djathtë përveç Idrizajt mund të aktivizohet edhe Radas.
Me transferimin e ish-mbrojtësit të Kukësit, Skënderbeu mbyll zyrtarisht merkaton, pasi Mici ishte afrimi i nëntë për korçarët dhe përforcimi i fundit i kërkuar nga trajneri Agostinelli.
Tirana zyrtarizoi afrimin e tre futbollistëve, që ashtu siç pritej vijnë nga Afrika, dhe pritet që të zgjidhin problemet për trajnerin Ilir Daja për sa i përket fazës sulmuese, ku edhe Tirana ka çaluar në këto dy sezonet e fundit. 24 herë kampionët bënë të ditur se futbollistët kanë mbërritur në këtë kryeqytet dhe do të vihen menjëherë nën urdhërat e trajnerit Daja.
Tirana ka angazhuar sulmuesin e kombëtares nigeriane Ifeyani Edeh, me stafin teknik që ka dhënë miratimin për afrimin e tij. Edeh vjen pas një sezoni në kampionatin nigerian me skuadren e Enyimbas.
Përveç tij me skuadrën në stërvitje këtë të martë do të bashkohen edhe dy mesfushorë nga Kongo që gjithashtu luajnë për përfaqësuesen e këtij vendi. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin Ndockyt Mervellile dhe 20 vjeçarin Moises Nkounkou.
Që të dy janë mesfushorë që spikasin për sa i përket fazës sulmuese me 18 vjecarin Ndockyt që këtë vit ka qenë pjesë e Leopard Dolisie ndërsa 20 vjecari vjen nga radhët e Etoil, dhe në vitin 2014 ka qenë pjesë e ekipit të Kongos në Kupën e Kombeve të Afrikës. Në njoftimin e klubit flitet për 3 futbollistë tejet cilësorë që gjithsesi tani i duhet që këtë etiketim ta meritojnë me paraqitjet e tyre në fushën e blertë për Tiranën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com