Granada e Myrto Uzunit ka shkarkuar trajnerin e ekipit, Alexander Medina. Tekniku 45-vjeçar u largua për shkak të paraqitjes së pasuksesshme të skuadrës.
Medina punoi te Granada vetëm për 4 muaj. Ai u emërua në këtë post në nëntor 2023. Skuadra humbi 12 nga 17 ndeshjet nën drejtimin e trajnerit uruguaian, barazoi 4 dhe fitoi vetëm një herë. Granada renditet e 19-ta (e parafundit) në La Liga me vetëm 14 pikë pas 29 raundeve.
Klubi i Uzunit ka arritur një marrëveshje me Jose Ramon Sandoval për të qenë trajneri i ri i ekipit të parë. Sandoval ka drejtuar ekipin bardhekuq në një fazë të mëparshme, midis majit 2015 dhe shkurt 2016.

Po kështu, ai ka drejtuar ekipe të tjera si Rayo Vallecano, Sporting de Gijon, Cordoba CF dhe CF Fuenlabrada.
Jose Ramon Sandoval
S.Dh/Shqiptarja.comKomente

