Zyrtare, Gugash Magani tani
është trajneri i ri i Tiranës

TIRANË - Gugash Magani merr drejtimin e Tiranës. Gjithçka është bërë zyrtare dhe lajmi konfirmohet nga drejtuesit bardheblu. Tekniku peqinas nuk ka dashur të humbë kohë dhe ka zbritur në fushë duke drejtuar edhe seancën stërvitore të së dielës.
 
Zyrtarizimi I Maganit nga donatorët ka ardhur pas ndryshimeve dhe zhvillimeve të shumta në pankinën bardheblu ditët e fundit.Alpin Gallo dha dorëheqjen ndërsa pas humbjes së djeshme në Lushnje u shkarkua edhe Sokol Bulku I cili morri drejtimin e skuadrës.
 
Ndryshimet në pankinën e Tiranës kanë qënë të shumta ndërsa objektiv mbetët nxjerrja e skuadrës nga kjo situatë. Tirana 24 herë kampione e vendit ndodhet në kolaps total pasi vijon të mbajë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.
 
Në rolin e zëvendës trajnerit donatorët kanë emëruar Klodian Dervishin ndërsa debutimin në krye të pankinës kryeqytetase, ish-trajneri i Teutës do e bëjë të mërkurën në Lushnje në ndeshjen e Kupës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen