KROACI - Nikola Kalinic dhe Laszlo Kleinheisler ndezën imagjinatën e titullit dhe nga sot tifozët e Hajdukut të Splitit do të kërkojnë trofeun e kampionatit kroat, pasi këtij projekti i është bashkuar edhe një nga futbollistët më të mirë të dekadës së fundit në Dalmaci, Ivan Perisic, i cili do të luajë për Hajdukun në pjesën tjetër të këtij sezoni si lojtar i huazuar nga Tottenham.
Mediat kroate raportojnë se pas skadimit të huazimit, 34-vjeçari Perisic do të nënshkruajë kontratë një vjeçare me Hajdukun, që do të thotë se me gjasë do të qëndrojë në ekip për një vit e gjysmë.
Perisic për disa kohë nuk do të mund t'i ndihmojë bashkëlojtarët e rinj për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit dhe mediat kroate parashikojnë se ai me siguri do të jetë gati në fazën finale të këtij sezoni. Anësori i sulmit ishte anëtar i akademisë së të rinjve të Hajdukut për gjashtë vjet, por nuk pati asnjë paraqitje për kombëtaren atë kohë.
Ai e filloi karrierën jashtë vendit në ekipin rezervë të Sochaux, pasuar nga një kalim te skuadra belge Roeselare, përpara se të shkonte te Club Brugge dhe këtu filloi karriera e tij në nivelin më të lartë.
Perisic më pas u bë pjesë e Dortmundit dhe Uolfsburgut, ndërsa në vitin 2015 u bë anëtar i klubit më të madh në karrierën e tij deri më tani, Interit. Ai qëndroi te Inter për gjashtë vjet, aty ku kaloi një sezon në huazim te Bayern dhe nga sezoni 2022-23 ishte pjesë e Tottenham në Londër. Perisic ka shënuar 33 gola në 129 paraqitje për kombëtaren kroate dhe kërkon një ftesë për në Euro 2024, ku do ketë kundërshtar edhe Shqipërinë në grupin B.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.8%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
25 Mars, 19:51
-
Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb, pas marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë
25 Mars, 17:04
-
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Marrëveshja e Mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nuk është e drejtuar kundër Beogradit
23 Mars, 08:02
-
Aleanca ushtarake Shqipëri -Kosovë - Kroaci, zbardhet deklarata e përbashkët! Vengu: S'kemi traditë traktatet e fshehta në dëm të fqinjëve, Serbia po viktimizohet
22 Mars, 09:20
-
Mali i Zi thotë se nuk u ftua në nismën për bashkëpunim ushtarak të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë
21 Mars, 22:28
-
Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj 'Kroaci-Shqipëri-Kosovë'! Ja me kë shtet po negocion
21 Mars, 22:24
-
Marrëveshja trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vjosa Osmani i përgjigjet Serbisë: Propagandë, burim destabiliteti në rajon
21 Mars, 13:43
-
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Valon Arifi: Qeveria e Kurtit i dha mbështetje se nuk ka arritur asnjë sukses kohët e fundit
21 Mars, 12:27
-
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?
20 Mars, 18:37
-
Vuçiç thotë se Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën
20 Mars, 18:35
-
A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?
20 Mars, 13:22
-
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Koraci 'tremb' Vuçiçin! Kroacia: Iku koha kur pyesnim Beogradin! Vëngu: Serbia ikën nga tavolinat, s’mund të kërkojë llogari
20 Mars, 12:38