Mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka, është zyrtarizuar si pjesë e klubit të Steaua së Bukureshtit. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, ndërsa në arkat e klubit të Politeknika Iasi-t do të shkojnë 500 mijë euro.
Qaka ishte një dëshirë e hershme e klubit rumun, por transferimi i tij ka ardhur vetëm gjatë ditës së sotme.
Futbollisti do të përfitojë një rrogë mujore prej 12 mijë eurosh, ndërsa presidenti i Steauas së Bukureshtit, Gigi Becali është shprehur se nuk mund të qëndronte më sekret ky transferim.
“Përse zgjodha të marr Qakën në këtë moment? Pasi për këtë lojtar ishin edhe dy oferta të tjera, nga Zaragoza dhe Craiova dhe ne nuk donim të ishim më sekret”, - ishin fjalët e presidentit të klubit për “Digi Sport”.