Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollisti më i ri i Al Jazirës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Klubi me bazë në Abu Dhabi ka paguar 2 milionë euro te Interi për të pasur shërbimet e shqiptarit në huazim për të paktën një sezon, teksa në kontratë ka edhe një pikë ku mund të blejë shërbimet sportive të tij duke derdhur edhe 5 milionë euro të tjera në arkën e zikaltërve gjatë vitit që vjen.

Asllani do të mbajë veshur fanellën me numrin 23, teksa është prezantuar nga klubi. Ndër emrat që ai do të ketë shokë ekipi është edhe Malcom, ish-lojtari i Barcelonës. Trajner i ekipit është rumuni Cosmin Olaroiu.

Kujtojmë se Interi shpenzoi 15.7 milionë euro në verën e vitit 2022 për ta bërë të vetin Asllanin nga Empoli. Gjatë tre sezoneve me zikaltërit Asllani fitoi një titull të Serie A, një titull të Kupës së Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. Sezonin e fundit Asllani u huazua fillimisht te Torino në Serie A, nga gushti 2025 deri në janar 2026 (16 paraqitje) dhe më pas te Besiktas nëTurqi deri në qershor 2026 (17 paraqitje dhe 2 gola).

Asllani bëhet lojtari i tretë i Kombëtares që transferohet në vendet arabe këtë verë, pas Bajramit dhe Gjimshitit.