ZYRTARE/ Kukësi gjen sulmues në Portugali, prezanton 24-vjeçarin

ZYRTARE/ Kukësi gjen sulmues në Portugali, prezanton 24-vjeçarin

Johnson Oppong Owusu

Superliga e futbollit është pasuruar me një sulmues. Kukësi ka prezantuar 24-vjeçarin Johnson Oppong Owusu i cili luan në krahët e ofensivës. Ganezi, veç eksperiencës në vendlindje ka luajtur edhe me Bragën U-19, Maritimo B dhe Camacha në Portugali dhe Trinity Zilin në Çeki. Në sezonin e fundit ai ka luajtur në vetëm tre takime, duke mos shënuar asnjë gol.

"Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i majtë Johnson Owusu është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për dy sezone e gjysmë.

24 vjeçari ganez vjen te Kukësi nga kampionati portugez ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Camacha. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Trinity Zlin në Çeki, Braga U19 dhe Maritimo B në Portugali.

Në kampionatin ganez, Johnson ka luajtur me ekipe si Dreams FC e Inter Allies. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit Johnson Owusu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë", shkruan Kukësi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë