Zyrtare/ Lazio i bën dalje Elseid Hysajt, e lë jashtë ekipit edhe në Serie A

Zyrtare/ Lazio i bën dalje Elseid Hysajt, e lë jashtë ekipit edhe në Serie A

Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është lënë jashtë ekipit të Lazios edhe në Serie A, kjo pasi u përjashtua nga Europa League.

Në këto kushte, Hysaj spostohet në tribunë duke mos pasur asnjë shans për të luajtur asnjë minutë të paktën deri në janar, nëse arrin të largohet nga kryeqyteti italian.

Kjo është një formë hakmarrje nga ekipi i Lazios pasi mbrojtësi shqiptar nuk u largua gjatë merkatos së verës, në një kohë kur drejtuesit e klubit ia kishin bërë të qartë se nuk bënte pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ri, por Hysaj vendosi të qëndronte.

Me 2.8 mln euro pagë në sezon, Hysaj preferoi më mirë të qëndronte disa muaj në tribunë, sesa të huazohej ose të largohej falas në ekip të ri. Mbrojtësi shkodran është pjesë e listës së Sylvinhos për Ligën e Kombeve dhe paçka se praktikisht është pa ekip, do jetë kapiten i Kombëtares në mungesë të Gjimshitit të dëmtuar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse fanellat e dy legjendave të Man. United janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në 'Anfield'

Pse fanellat e dy legjendave të Man. United janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në 'Anfield'