Zyrtare/ Armando Broja prezantohet te Evertoni me 'shqiponjë': Më pëlqen të shënoj gola

Zyrtare/ Armando Broja prezantohet te Evertoni me 'shqiponjë': Më pëlqen të shënoj gola

Armando Broja prezantohet te Everton

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares u prezantua te Evertoni. 22-vjeçari kalon në huazim nga Chelsea për një sezon, teksa Everton ka të drejtën e blerjes në fundin e sezonit për 30 milionë euro.

Këtë të enjte Broja u prezantua zyrtarisht nga Everton, teksa nuk mungoi as 'shqiponja'. Për faqen e klubit ai tha se i pëlqen të vrapojë dhe të ndihmojë ekipin.

"Mendoj se jam një lojtar mjaft i shpejtë. Më pëlqen të vrapoj dhe të jem agresiv. Natyrisht, më pëlqen të shënoj gola dhe dua të ndihmoj skuadrën në maksimum", tha Broja mes të tjerash.

Armando kishte një ftesë nga Kombëtarja për Ligën e Kombeve, por një dëmtim do e mbajë jashtë deri në tetor, kohë kur do jetë i gatshëm edhe për Everton.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futja kot: 05/09/2024 15:43

    Me lojtar kot sr ky nuk bohet.ky 2 ndeshje radhazi nuk I lun Se cfar shef evertoni te ai nuk e mar vesh. Do e kuptoje sa te filloj te luaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse fanellat e dy legjendave të Man. United janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në 'Anfield'

Pse fanellat e dy legjendave të Man. United janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në 'Anfield'