Zyrtare/ Mario Mitaj prezantohet në Arabinë Saudite, 3 mln euro në sezon për mbrojtësin

Zyrtare/ Mario Mitaj prezantohet në Arabinë Saudite, 3 mln euro në sezon për mbrojtësin

Mario Mitaj pritet me lule

Mario Mitaj është mbrojtësi më i ri i Al Ittihad në Arabinë Saudite, duke përfituar tre milionë euro në sezon. Djaloshi 21-vjeçar i Kombëtares do jetë shok skuadre me Benzema e Kante, duke u prezantuar edhe zyrtarisht.

Mitaj u transferua në Arabinë Saudite nga skuadra e Lokomotivës së Moskës. Ai do të përfitojë një pagë vjetore prej tre milionë eurosh, ndërsa Al Ittihad do të paguajë 1.2 milionë euro për huazimin e tij.

Nëse vendosin ta transferojnë plotësisht në fund të edicionit, Al Ittihad do të paguajë pesë milionë euro të tjera. Mitaj e filloi karrierën te AEK-u i Athinës dhe ka treguar performancë të shkëlqyer edhe me Lokomotivën e Moskës, duke regjistruar dy asistime në katër ndeshjet e edicionit aktual.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgua,Lezhë: 13/09/2024 14:05

    Mario Mitaj,lojtari më i mirë i kombëtares. Për mendimin tim,100% i saktë,efektiv e produktiv. Deri tani nuk kam vënë re asnjë gabim. (Më sjellë në mendje;të madhin,perfektin e kombetares shqiptare,Astrit Hafizi!) Shumë suksese,Marios!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë