ZYRTARE/ Merkato në Itali dhe te Tirana, Dinamo përforcohet në mbrojtje dhe sulm

ZYRTARE/ Merkato në Itali dhe te Tirana, Dinamo përforcohet në mbrojtje dhe sulm

Alen Ndreu dhe Realf Zhivanaj

Dinamo është përforcuar me dy elementë të rëndësishëm, në garën për të dalë në dy vendet e para të Kategorisë së Parë dhe rikthimin në Superligë. "Blutë" e kryeqytetit kanë konfirmuar sot dy afrimet e radhës në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin Alen Ndreu dhe mbrojtësin Realf Zhivanaj.

18-vjeçari Alen Ndreu është produkt i moshave të Venezias dhe ka luajtur në huazim me Pordenone dhe Montebelluna, teksa kërkon minuta në futbollin shqiptar. Pjesë e U-17 të Shqipërisë, Ndreu do një vend titullari.

Nga ana tjetër, trajneri Nevil Dede do ketë në dispozicion edhe mbrojtësin Zhivanaj. I larguar nga Tirana pak javë më parë, mbrojtësi kampion në fuqi i Shqipërisë pritet të jetë një vlerë e shtuar për Dinamon. 24-vjeçari më parë ka luajtur për Kastriotin dhe Tiranën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla