Zyrtare/ Në prag të derbit me Partizanin, Dinamo prezanton mbrojtësin latin

Zyrtare/ Në prag të derbit me Partizanin, Dinamo prezanton mbrojtësin latin

Juan Camillo Mesa

Juan Camillo Mesa është mbrojtësi më i ri i Dinamos në Superligë. 25-vjeçari kolumbian ka firmosur me Blutë dhe është vendosur nën urdhërat e trajnerit di Biagio. Në rolin e qëndrës në prapavijë, Mesa ka luajtur me ekipe si Bucaramaga, CD America, NHN Sibenik dhe Tuza City.

"Juan Camillo Mesa është zyrtarisht lojtari i ri i FC Dinamo City. 25-vjeçari kolumbian që luan në pozicionin e mbrojtësit e ka nisur karrierën në vendlindje, ndërsa në vitin 2020 iu bashkua skuadrës së Šibenik në Kroaci. Mesa vjen në klubin tonë pas një eksperience me skuadrën e Tuzla City të Bosnjes dhe do jetë një siguri e shtuar në prapavijën e 18 herë kampionëve të vendit", njofton Dinamo.

Dinamo luan nesër në 18:00 kundër Partizanit në derbi, me sfidën e javës së pestë të Superligës që zhvillohet në "Elbasan Arena".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje