ZYRTARE/ Nis operacioni 'fshesa', Kukësi largon 3 futbollistët! Të dalë nga akademia e Portos dhe Leicester

ZYRTARE/ Nis operacioni 'fshesa', Kukësi largon 3 futbollistët! Të dalë nga akademia e Portos dhe Leicester

Lojtarët e Kukësit (me fanellë blu)

Kukësi ka larguar tre futbollistët që u afruan në merkaton e verës. Tiago Ferreira, Layton Ndokwu dhe Jorgo Meksi nuk janë më pjesë e skuadrës që drejtohet nga Rraman Hallaçi. Të tre lojtarët u afruan në merkaton e verës, teksa Fereira është produkt i akademisë së Portos në Portugali. Edhe Ndokwu ka dalë nga një akademi e njohur si ajo e Leicester. Nga ana tjetër Meksi u afrua si ish-kapiteni i Skënderbeut, me mbrojtësin që ka gjetur akordin për një largim me konsensus.

"FK Kukësi njofton se futbollistët Tiago Ferreira, Layton Ndukëu dhe Jorgo Meksi nuk janë më pjesë e klubit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit i falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre", njofton Kukësi.

Duket se te Kukësi ka nisur operacioni "fshesa", duke ardhur tre largimet e para. Me 15 pikë në po kaq javë kampionat, Kukësi mban vendin e parafundit në kampionat. Me edicionin që nuk është aty ku duhet, drejtuesit kanë vendosur të marrin masa.

Lojtarët e larguar

S.Dh/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë