Mesfushori me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami është zyrtarizuar si blerja më e re e klubit zvicerian të Sionit.
 
25-vjeçari që luan për kombëtaren e Zvicrës është larguar nga Olympikos dhe ka firmosur për tre vitet e ardhshme me Sionin.
 
Në skuadrën e drejtuar nga Paolo Tramezzani, Kasami do të gjejë edhe futbollistët e kombëtares shqiptare, Ermir Lenjanin dhe Burim Kukeli të cilët janë bashkuar këtë vit me klubin zvicerian.
 
Me transferimin e tij në Kampionati Zivecerian, Kasami kërkon të tërheqë vëmendjen e Trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkovic, shprehet klubi grek i Olympikos.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com