ZYRTARE/ Pesë ndeshje pa fitore në Superligë, shkarkohet trajneri Ardian Mema! Kastrioti rikthen Çelën

ZYRTARE/ Pesë ndeshje pa fitore në Superligë, shkarkohet trajneri Ardian Mema! Kastrioti rikthen Çelën

Ardian Mema, ish-trajneri i Kastriotit

Ardian Mema nuk është më trajneri i Kastriotit në Superligë. Klubi krutan ka njoftuar se trajneri kryeqytetas ka paraqitur dorëheqjen dhe drejtuesit e kanë pranuar. Pesë humbjet radhazi në Superligë dhe një në Kupë kanë bërë që situata në kampin krutan të jetë jo e mirë, me ekipin që mban vendin e fundit në klasifikim. Krutanët rikthejnë në stol Emiliano Çelën, trajnerin e larguar dy muaj më parë.

"Klubi i Futbollit Kastrioti njofton se  Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë. Tekniku ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesëve të klubit të cilët e kanë pranuar vendimin e tij. Klubi e falenderon teknikun për gjithçka dha për ekipin dhe i uron suksese në karrierë", njofton Kastrioti.

Mema u ul në stolin e Kastriotit në 14 dhjetor dhe e drejtoi në nëntë ndeshje, për një mesatare një pikë për ndeshje. Mes kampionatit dhe Kupës, Mema siguroi dy fitore, katër humbje dhe tre barazime. Më herët Mema ka drejtuar edhe Tiranën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Rikthim dashurie pas dy muajve, Kastrioti me trajner të ri

Dy muaj nga largimi, Emiliano Çela është rikthyer në stolin e Kastriotit. Trajneri 37-vjeçar zë vendin e të dorëhequrit Ardian Mema. Tanimë Çela ka dalë në fushë duke trajnuar skuadrën këtë të hënë. Kujtojmë se në 14 dhjetor ai u largua nga krutanët pas një serie jo të mirë në rezultate, duke u rikthyer sërish në krye të stafit teknik.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Kanosi nxënësit me thikë teksa luanin në Lungomaren e Vlorës, 30-vjeçari me probleme mendore dërgohet në spitalin psikiatrik

Kanosi nxënësit me thikë teksa luanin në Lungomaren e Vlorës, 30-vjeçari me probleme mendore dërgohet në spitalin psikiatrik