ZYRTARE/ Real Madrid njofton largimin e Benzema pas 14 vitesh

ZYRTARE/ Real Madrid njofton largimin e Benzema pas 14 vitesh

Karim Benzema

Karim Benzema i thotë lamtumirë Real Madridit. Sulmuesi francez ka njoftuar zyrtarisht klubin se do largohet nga Galaktikët për të shkuar në Superligën e Arabisë Saudite. Ai do të nënshkruajë një kontratë për dy sezone për një total prej 200 milionë eurosh me Al-Ittihad dhe gjithashtu do të marrë një bonus për të qenë ambasador i ofertës saudite për Kupën e Botës 2030.

Largimin e Benzema e ka konfirmuar edhe Real Madrid në një komunikatë për mediet. Francezi i shprehu presidentit Florentino Perez dëshirën për t'u larguar. Nuk është vetëm për arsye ekonomike. Situata e tij personale e ka bërë të mendojë se ndryshimi i ambientit është i përshtatshëm në këtë kohë. Real Madrid konsideron se përveç këtyre arsyeve personale, nuk mund t'i mohojë një lojtari gati 36-vjeçar, i cili i ka dhënë gjithçka Realit mundësinë për të nënshkruar një kontratë të fundit me të tilla shifra.

Real Madrid ka përgatitur një lamtumirë për sulmuesin që ka bërë epokë. Do të jetë në Bernabeu i rrethuar nga të gjithë trofetë që ai ka fituar në këto pesëmbëdhjetë sezone me Realin. "Topi i Artë" i këtij sezoni zhvilloi 647 ndeshje dhe shënoi 353 gola me Realin, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm (24).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen