Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, do e vijojë karrierën në Turqi me klubin e Ligës së Parë, Sivasspor. 28-vjeçari lushnjar u largua nga Sharjah FC në Arabinë Saudite pas disa muajve përvojë, për t'u rikthyer sërish në Turqi, po me Sivasspor.
Klubi turk ka konfirmuar se kontrata e Manajt do jetë për tre vite e gjysmë, ndërsa nëse Sivasspor ngjitet në Superligën turke, paga e Manajt do jetë më e lartë.
I lindur më 24 shkurt 1997 në Lushnje, Rey Manaj e filloi karrierën e tij si futbollist në akademinë e të rinjve të Interit. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka luajtur për Piacenzan, Cremonesen, Sampdorian, Intern, Pescaran, Pisan, Granadan, Albaceten, Barcelonën B, Barcelonën, Spezian, Watford, Sivasspor dhe Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rey ka luajtur edhe 44 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë duke shënuar 10 gola, më i rëndësishmi kundër Serbisë në Leskovac edicionin e kaluar.
Manaj është ndër lojtarët e preferuar të tifozëve të Sivasspor, pasi gjatë dy viteve të kaluara aty luajti 63 ndeshje, shënoi 34 gola dhe dhuroi shtatë asistime.
Komente







