Claudio Ranieri prej 1 janarit të 2023 do jetë trajneri i Cagliarit në Serie B, me një kontratë që zgjat deri në verën e 2025. Skuadra nga Sardegna po vuan në nivelin e dytë të futbollit në Itali, teksa kanë rikthyer në stol "ustain" 71-vjeçar.
Pas 32 vitesh Ranieri rikthehet te Cagliari, aty ku në vitet 1988-1991 u bë i njohur dhe nisi karrierën e suksesshme të trajnerit. Pas Cagliarit, Ranieri drejtoi ekipe si Napoli, Fiorentina, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Juventus, Roma, Inter, Monaco apo edhe Leicester në Angli, aty ku në 2016 fitoi Premier League përtej çdo pritshmërie.
“Po kthehem te Cagliari. E kam ditur gjithmonë, e kam deklaruar edhe atëherë, në momentin e largimit tim 32 vite më parë”, tha Ranieri për faqen e klubit.