Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Franck Ribery janë tre finalistët e Topit të Artë FIFA për vitin 2013, çmim që do të jepet më 13 janar 2014 në Zyrih. Ronaldo e mbyll 2013 pa trofe, por ka filluar sezonin e ri në formën më të mirë të karrierës duke shënuar 28 gola.
28-vjeçari ka fituar vetëm një herë çmimin prestigjioz, në vitin 2008. Ribery përjetoi edicionin më të mirë të karrierë duke fituar me Bajenin të gjithë trofetë e mundshëm që ishin në lojë. Ndërsa sulmuesi i Barcelonës, Messi e ka fituar trofeun në katër edicionet e fundit, në edicionin e fundit shënoi 46 gola me Barcelonën. Votimet për Topin e Artë janë mbyllur më 29 nëntor.
Tre trajnerët që janë në garë për çmimin e vitit: Jupp Heynckes, Jurgen Klopp dhe Sir Alex Ferguson. Sipas të gjitha gjasave, Heynckess do jetë fituesi pasi ka arritur suksesin në 3 kompeticionet më të rëndësishme të sezonit në krye të bavarezëve. Ndërsa Ibrahimovic, Neymar dhe Matic do të luftojnë për golin më të bukur të vitit, ku fitues shihet suedezi. Nuk ka munguar një koment edhe nga Ronaldo për çmimin “ Topi i Artë, nuk është më i rëndësishmi i karrierës time.
Është një trofe që ka shumë vite që jepet , mund të jetë i rëndësishëm për futbollistët, por është vetëm një çmim individual, nuk është fundi i botës. Ajo që shpresoj është që të bëjmë një paraqitje të mirë në Brazil, fillimisht duke kaluar grupin, favoritë janë Spanja dhe Gjermania dhe kjo është diçka e mirë për ne pasi do të kemi më pak presion” përfundoi ai.
/Shqiptarja.com