Zyrtare/ Shihej si talent në Kroaci, Partizani firmos me mbrojtësin 27-vjeçar

Zyrtare/ Shihej si talent në Kroaci, Partizani firmos me mbrojtësin 27-vjeçar

Bozo Mikulic

Partizani ka njoftuar se ka firmosur me mbrojtësin Bozo Mikulic. 27-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Kroacisë dhe para disa sezonesh shihej si një talent në vendin evropian. Kontratë një vit e gjysmë për qendërmbrojtësin, që në bazë të paraqitjeve edhe mund të zgjasë muajt e qëndrimit në kryeqytetin shqiptar.

"Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Božo Mikulić Mbrojtësi kroat 27 vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët. Mikulić përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hajduk Split, Slaven Belupo dhe Messinës në Itali", njoftojnë kampionët në fuqi të Superligës.

Tanimë Orges Shehi do ketë një tjetër alternativë për qendrën e prapavijës, me Partizanin që ka zyrtarizuar gjithçka në ditën e fundit të merkatos. I lindur në Split, Mikulic ka dalë nga moshat e Hajdukut, duke luajtur edhe me ekipin e parë të qytetit të tij, për të vijuar më pas edhe me Slaven Belupo dhe Messinan në Itali. Prej dy sezonesh ai ka luajtur me Auda në Letoni ku është paraqitur 53 herë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë