Bledar Devolli është trajneri i ri i Teutës në Superligë. Klubi durrsak prezantoi gjirokastritin që e ka përvojën e parë në stolin e Bluve. Kjo lëvizje erdhi pasi Teuta shkarkoi një ditë më parë Edi Martinin për shkak të rezultateve të dobëta.
"Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu. Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta. KF Teuta i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim", njofton klubi durrsak.
Devolli nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. 47-vjeçari në karrierën si futbollist ka qenë ndër mesfushorët më të spikatur për grintën dhe energjinë në fushë, duke luajtur me klubet më të mira në vend.
Prej 2014 ai ka qenë në rolin e trajnerit në shumë klube. Luftëtari, Kamza, Bylis, Kek-u (Kosovë), Tomori, Kastrioti, Drenica, Dinamo, Turbina, Luzi, Kukësi, Iliria dhe së fundmi Liria e Prizrenit; ekip me të cilin prishi kontratën për të kaluar në Durrës.
Momentalisht Teuta ndodhet në vendin e shtatë me 23 pikë pas 21 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Superligë. Devolli debuton kundër Skënderbeut në Korçë, këtë të shtunë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.1%
-
Të gabuar
40.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.3%
Vota total: 4255
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anulohet tenderi 400 mln euro për portin e ri në Porto Romano, Karakaçi: Kompania u tërhoq, ka përpjekje për të sabotuar projektin
11 Mars, 14:05
-
Superliga/ Partizani pesë fitore radhazi, mposht Dinamon në derbi dhe gjen zonën 'Final 4'! Egnatia përmbys 4-2 Teutën në Rrogozhinë, Dobi rrezikon shkarkimin
10 Mars, 09:06
-
Derbi i ‘final-four’, sonte Dinamo-Partizani! Mposhti Vllazninë, Flamurtari largon trajnerin (VIDEO)
9 Mars, 12:37
-
Porti në Porto-Romano, deklarata e fortë e Ramës: Ka xhelozë, por edhe nga ata që po e luftojnë! I dimë kush janë, projekti do të bëhet
9 Mars, 12:15
-
Superliga/ Tirana 'buzë greminës', AF Elbasani e mposht 0-1 mes tensionit në 'Selman Stërmasi'! Bylisi fiton 1-0 kundër Vorës dhe e parakalon në renditje
8 Mars, 17:10
-
Humbi 7 familjarë në tërmetin e 26 nëntorit, ndërron jetë si pasojë e një arresti kardiak Albert Cara
8 Mars, 12:27
-
Zbulohet ‘çerdhja’ e prostitucionit në Durrës, në pranga 2 braziliane! Nis hetimi për pronarin e apartamenteve (VIDEO)
8 Mars, 11:23
-
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
8 Mars, 07:25
-
INVESTIGIMI/ Një email i Dhomës amerikane të Tregtisë hap debatin mbi Portin e ri në Porto Romano, ja e vërteta e shifrave
7 Mars, 21:12
-
Kërcënoi me armë zjarri dy persona, policia i jep fund arratisë së 36-vjeçarit në Durrës
7 Mars, 09:54
-
FIFA nuk i fal borxhet, Vllaznisë dhe Tiranës i bllokohet merkatoja në hyrje
7 Mars, 08:50
-
‘Kryesia i merr vesh vendimet nga media', dorëhiqet sekretarja e marrëdhënieve me publikun e PD: Partia funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish
6 Mars, 20:05