Shpëtim Duro është zyrtarisht trajner i ri i Partizanit. Presidenti Demi dhe tekniku i njohur kryeqytetas kanë arritur sot marrëveshjen e cila e zyrtarizon
Duron në drejtimin e skuadrës për 3 vitet e ardhshme, duke konfirmuar bisedimet e nisura prej disa ditësh.
Nga sot Duro do të marr drejtimin e 15 herë kampionëve të vendit dhe 15 herë fituesve të kupës së Shqipërisë.
Pas insistimit të madh nga drejtuesit e kuq, Duro braktisi Shkëndijën e Tetovës për dashurinë e vjetër.
Shpëtim Duro te Shkëndija mori maksimumin, pasi jo vetëm që arriti të sigurojë mbijetesën në por e kualifikoi dhe në Europë.
Për Duron kjo është hera e katërt që ulet në krye të stolit të Partizanit, herën e fundit në vitin 2013, ku u shkarkua pas vetëm pak javësh në drejtim.
Prezantimi i Shpëtim Duros në postin e trajnerit të Partizanit do të bëhet ditën e Hënë në orën 11.00 në ambientet e Klubit
Partizani, rrëmben Bathën e Fejzullahun
Partizani ka firmosur edhe me dy futbollistë të Besës, mesfushorin Idriz Batha dhe mbrojtësin Arbnor Fejzullahu.
Të kuqtë mposhtën konkurrencën e Skënderbeut, Kukësit dhe Tiranës për blerjen e dy futbollistëve të Besës.
Gjatë këtij kampionati Batha realizoi 4 gola, ndërkohë Fejzullahu ka qenë një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Besës, me 27 ndeshje të luajtura në total në këtë kampionat.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com