Këtë mbrëmje duke nisur nga 20:30 në Paris do zhvillohet ceremonia e Topit të Artë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë fituesit do vendosen në bazë të performancës sezonale dhe jo vjetore. "France Football" ka nisur të vlerësojë lojtarët që janë në listën e 30 më të mirëve. Tanimë është mësuar se Cristiano Ronaldo do jetë i 20 në botë sa i takon sezonit 2021-22.

Ylli i Manchester United nuk fitoi asgjë me Djajtë, teksa la Juventusin për të kaluar në Old Trafford. Vendin e 17 e zunë Luis Diaz i Liverpool, Vlahovic i Juventus dhe Casemiro i Real Madrid. Në vendin e 16 Virgil van Dijk. Kujtojmë se Messi nuk do marrë pjesë në ceremoni, duke qenë se sulmuesi i PSG nuk ka qenë në listën me 30 emrat më të mirë të futbollistëve në botë. "Pleshti" e ka fituar 7 herë trofeun e më të mirit të sezonit, si askush në histori.

Lista nga 30 - 11:

11: Heung-Min Son

12: Riyad Mahrez

13: Sebastien Haller

14: Fabinho

14: Raffael Leao

16: Virgil Van Dijk

17: Casemiro

17: Dusan Vlahovic

17: Luis Diaz

20: Cristiano Ronaldo

21: Harry Kane

22: Trent Alexander-Arnold

22: Phil Foden

22: Bernardo Silva

25: Joshua Kimmich

25: Mike Maignan

25: Antonio Rudiger

25: Joao Cancelo

25: Christopher Nkunku

25: Darwin Nunez