Tashmë është edhe zyrtare Stefano Pioli është trajneri i ri i Interit.
 
Pioli ka firmosur me skuadrën zikaltër deri në qershor të vitit 2018 dhe është përcaktuar po ashtu edhe stafi me të cilin do të punojë.
 
Ish-trajneri i Lazios e ka zgjidhur kontratën me klubin roman dhe deri në përfundim të këtij sezoni do përfitojë 1.4 milionë euro ndërsa në sezonin tjetër 2 mln.

Gjithçka u vendos të hënën kur avokatët e trajnerit sistemuan çdo detaj me klubin zikaltër.
 
Pioli u përzgjodh për të pasuar De Boer mes disa kandidaturave. Ai ka marrë edhe bekimin e disa futbollistëve mes të cilëve të kapitenit Mauro Icardi por edhe të ish-presidentit Moratti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com