Luis Suarez është edhe zyrtarisht futbollisti i ri i Atletico Madrid. Klubi i kryeqytetit spanjoll ka zyrtarizuar marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin i cili kishte edhe një vit kontratë me katalanasit.
Fillimisht ishte vendosur që Suarez të largohej me parametra zero, por kur presidenti i Barcelonës Bartomeu dëgjoi se do të kalonte te Atletico Madrid kërkoi një dëmshpërblim. Për rrjedhojë këta të fundit paguan 5.5 mln euro për ‘El Pistolero’, që me klubin e ri ka firmosur një kontratë për 2 vite.
Komento