Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Marrëveshja me ekipin e Liverpulit është arritur për shumën e 81 milionë Eurove. Uruguaiani ka firmosur kontratën e re me ekipin katalanas deri në vendin 2019.

Barcelona tentoi të fuste në tratativa Alexis Sanchez për të ulur shumën që duhet të paguajë në Cash, por Liverpuli nuk pranoi. Prezantimi me fanellën e Barcelonës do të bëhet në javën që vjen, kur sulmuesi të kryejë edhe analizat mjekësore.


Megjithatë sulmuesi uruguaian nuk do të mundë që të luajë për Barcelonën deri më 25 Tetor kur përfundon masa e ndëshkimit e dhënë nga FIFA pas kafshimit të Kielinit në ndeshjen e fazës së grupeve mes Uruguait dhe Italisë në Brazil 2014.

Me ardhjen e Suarez, Barcelona pritet që të formojë një tredhëmbësh të frikshëm së bashku me Mesin dhe Neymar. Pas konfirmimit të zyrtarizimit të kalimit nga Liverpuli, Suarez u shpreh “Tani për mua fillon një aventurë e re.

Barcelona është një ëndërr, dhe jam shumë i lumtur e i karikuar që do të luaj në një klub fantastik. Te Liverpuli lë zemrën time, është një qytet ku jam ndier shumë mirë me gjithë familjen time”.


d.b/shqiptarja.com