Maldini Kacurri ka mbyllur huazimin gjashtë mujor me Morecambe FC në Ligën e Pestë të futbollit në Angli dhe është rikthyer te Arsenali. Mbrojtësi 20-vjeçar tanimë është në shërbim të Mikel Artetas, i cili edhe më herët e ka grumbulluar për disa ndeshje me ekipin e parë, duke i dhënë edhe debutimin.
Ndërkohë, të shumta janë klubet që interesohen për Kacurrin, kjo për ta afruar në një huazim. Djaloshi kuqezi bëri mirë në prapavijën e Morecambe gjatë pjesës së parë të sezonit dhe do kërkojë që të jetë në formën e duhur edhe për vijimin e kampionatit.
I dalë nga moshat e Fulham, Arsenali e pikasi të riun shqiptar dhe e afroi gjatë verës së vitit 2022, duke e huazuar fillimisht te Bromley pas dy sezoneve shumë të mira me ekipin U-21 të 'Topçinjve'.
Kacurri përjetoi edhe një moment tjetër të paharueshëm më 4 shtatorin e 2025, duke debutuar me ekipin A të Shqipërisë në miqësoren e fituar 0-1 kundër Gjibraltarit.
Maldini Kacurri has returned to Arsenal following the end of his loan deal with Morecambe FC.
— Morecambe FC (@MorecambeFC) January 5, 2026
Everybody at Morecambe Football Club wishes Maldini all the best in his future endeavours!#UTS ?
Komente










