Edi Martini nuk është më trajneri i Teutës në Superligë. Klubi durrsak ka një akord me Bledar Devollin, trajnerin që orët e fundit dha dorëheqjen nga Liria e Prizrenit në Kosovë.
"Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme", njofton klubi durrsak.
Edi Martini u ul për herë të pestë në stolin e Teutës më 26 shtator 2023 dhe gjatë kësaj periudhe e ka drejtuar ekipin në 56 takime, me një mesatare prej 1.3 pikësh për ndeshje.
Humbja e fundit 0-2 nga Partizani fundjavën e shkuar në "Niko Dovana" ka rezultuar fatale për trajnerin shkodran që sheh të mbetet i papunë. Kjo ka qenë periudha e pestë për të në krye të stolit durrsak. Për herë të parë ai e drejtoi Teutën në sezonin 2010-11 dhe më pas në sezonet 2019-2021, 2021-22, 2022-23 dhe 2023-2025.
Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Teutës, pasi në sezonin 2020-21 fitoi Superligën dhe Superkupën, ndërsa një vit më herët kishte fituar Kupën e Shqipërisë.
Martini e lë Teutën në vendin e shtatë me 23 pikë pas 21 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Superligë. Kujtojmë se në pak orë ky është largimi i dytë i trajnerëve nga ekipet e Superligës, pasi të hënë Tirana zyrtarizoi largimin e Gugash Maganit dhe rikthimin e Bledi Shkëmbit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
53.6%
-
Jo
40.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.7%
Vota total: 2424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disfata me Teutën i kushton shtrenjtë Ardian Nuhiut, pritet shkarkimi i trajnerit nga Tirana
23 Shkurt, 11:40
-
Superliga/ Flamurtari në krizë totale, Partizani e përmbys 1-2 në Vlorë! Trajneri Moriero përfundon në spital
23 Shkurt, 11:14
-
Superliga/ Mjafton një penallti e dhënë me VAR, Teuta fiton 0-1 në ‘Selman Stërmasi’ kundër Tiranës! Bardheblutë mbeten në zonën e ftohtë
22 Shkurt, 16:17
-
Projekti TID në Durrës, Zhupa reagon pas deklaratave të Ramës: Projekt klientelist, s’i shërben trashëgimisë së Durrësit! Pezullojeni!
22 Shkurt, 15:26
-
Transformimi i qendrës historike në Durrës, Rama: Projekti TID çon përpara hyrjen e kësaj zone në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
22 Shkurt, 09:56
-
Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, arrestohet autori! Dëshmia: Parkoi makinën para shtëpisë time, nuk pranoi ta lëvizte (VIDEO)
22 Shkurt, 08:45
-
Superliga/ Vllaznia nuk pësonte humbje prej 9 ndeshjesh, Bylisi fiton 2-1 kundër shkodranëve! AF Elbasani mposht Vorën dhe ndjek kryesuesit
21 Shkurt, 15:43
-
Kavajë/ 48-vjeçari vritet me thikë pas një konflikti për vendin e parkimit, autori në kërkim (EMRAT)
21 Shkurt, 15:33
-
Durrës/ I dënuar me 12 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 43 vjeçari me dy identitete (VIDEO)
21 Shkurt, 14:05
-
Durrës/Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, dorëzohet në polici 31-vjeçari! Në kërkim që prej tetorit të kaluar (EMRI)
21 Shkurt, 12:17
-
FOTO/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, radhë kilometrike! Trafiku nis që te nënkalimi te Unaza
21 Shkurt, 10:14
-
Superliga/ Dinamo dy muaj pa fitore, Egnatia e mposht 1-0 në limite
21 Shkurt, 09:04
Edin, duhet ta marre sa me pare Vllaznia, nese duan te fitojne kampionatin. Eshte super.
Përgjigju