Zyrtare/ Thomas Tuchel konfirmohet si trajneri i i ri Anglisë, kontratë 18 mujore: Privilegj i madh

Zyrtare/ Thomas Tuchel konfirmohet si trajneri i i ri Anglisë, kontratë 18 mujore: Privilegj i madh

Thomas Tuchel

Thomas Tuchel (51 vjeç) është emëruar trajneri i ri i kombëtares së Anglisë në futboll, njoftoi të mërkurën Federata Angleze e Futbollit (FA).

Gjermani ka nënshkruar një kontratë 18-mujore, e cila hyn në fuqi më 1 janar 2025 dhe do të zgjasë deri në fund të Kupës së Botës 2026. Ai bëhet trajneri i tretë i huaj që drejton Anglinë pas suedezit Sven Goran Eriksson dhe italianit Fabio Capello.

“Jam shumë krenar që më është dhënë nderi të drejtoj ekipin e Anglisë”, tha Tuchel. 

“Kam ndjerë prej kohësh një lidhje personale me lojën në këtë vend dhe më ka dhënë disa momente të pabesueshme. Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është një privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese", shtoi ai.

Për 51-vjeçarin kjo do të jetë hera e parë që drejton një kombëtare, pasi në të kaluarën ka qenë vetëm në stolin e klubeve, si Mainz, Dortmund, PSG, Chelsea dhe Bayern Munich. Thomas Tuchel do të pasojë në stol të larguarin Gareth Southgate në kombëtaren e Anglisë.

Por rikthimi në ishull nuk do jetë i lehtë për gjermanin, që është pritur me kritika nga Daily Mail. Media në fjalë e cilëson si ditë të zezë për futbollin anglez firmën me Tuchel, që tanimë është konfirmuar.

Njoftimi i FA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:20
Zyrtarizimi i Thomas Tuchel, Daily Mail: Ditë e zezë për futbollin anglez, u bëmë gazi i botës


Pas Fabio Capellos dhe të ndjerit Sven Goran Erikssen, Thomas Tuchel u bë trajneri i tretë i huaj që do drejtojë kombëtaren e Anglisë.

Por rikthimi në ishull nuk do jetë i lehtë për gjermanin, që është pritur me kritika nga Daily Mail. Media në fjalë e cilëson si ditë të zezë për futbollin anglez firmën me Tuchel, që tanimë është konfirmuar.

“'Tre Luanët' vendosin bast mbi një gjerman… por Tuchel ka vetëm 18 muaj kohë për të treguar nëse mund të jetë në lartësinë e duhur për këtë detyrë”, nis analiza e “Daily Mail”.

“Futbolli në nivel kombëtaresh duhet që të jetë me më të mirët e vendin tonë kundër më të mirëve të vendeve të tjera. Southgate mund të mos ketë qenë i preferuari i të gjithëve, por ai të paktën i dha Kombëtares një identitet dhe lojtarëve një arsye për të besuar. Ai futej në turne me shpresë dhe pritshmëri.

Ai veshi me krenari fanellën e ‘Tre luanëve’ dhe po me atë krenari bëri edhe detyrën e komisarit teknik. Me Anglisë si lojtar shkoi deri në gjysmëfinale në ‘Euro 1996’ ndërsa si trajner në finalet e ‘Euro 2021’ dhe ‘Euro 2024’. Ai ishte njëri prej nesh.

Tani do të kemi Thomas Tuchel në krye, një trajner me të shkuar jo fort të qartë si trajner në një Federatë Futbolli, e cila është si një pulë pa kokë. Federata e Futbollit kishte frikë mos Tuchel do të shkonte në Manchester United dhe për këtë motiv nxitoi të firmoste.

Tani lind pyetja a nuk kemi mësuar mjaftueshëm nga eksperienca e krijuar me Eriksson dhe Capelo ‘merr paratë dhe ik’. Ne mund të kemi pritur të madhin Pep Guardiola, por tani kemi dikë që s’na detyrohet asgjë dhe që nuk ka asnjë lidhje si me lojtarët dhe tifozët. Kjo është një ditë e zezë për futbollin anglez. Jemi bërë gazi i botës”, shkruhej në komentin e “Daily Mail”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin