KOSOVË - Për herë të parë në histori, një deputet do jetë njëkohësisht edhe trajner futbollit. Bëhet fjalë për Bylbyl Sokolin, trajnerin e njohur në Kosovë i cili u certifikua si deputet me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 9 shkurt.

Tanimë ai është konfirmuar në stolin e Drenicës, duke u rikthyer si trajner pas shkarkimit.

"Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Drenicës. Pas ndryshimeve në stafin drejtues, klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri i cili do ta drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. Bylbyl Sokoli, trajneri me përvojë të madhe në futbollin kosovar, zyrtarisht është emëruar kryetrajneri i ri i skuadrës”, ka njoftuar klubi që kryeson Ligën e Parë.

Sokoli u shkarkua nga Drenica menjëherë pas shpalljes së kandidaturës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Klubi e zëvendësoi me Arsim Thaqin, të cilin e shkarkoi të martën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 00:15

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?