Zyrtare/ Vetëm pesë muaj, klubi turk largon Nderim Nexhipin nga posti drejtues

Zyrtare/ Vetëm pesë muaj, klubi turk largon Nderim Nexhipin nga posti drejtues

Nderim Nexhipi

TURQI - Nderim Nexhipi nuk është më pjesë e klubit turk të Manisa. Vetëm pesë muaj ka zgjatur aventura e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut në postin e drejtorit sportiv të ekipit.

Në një njoftim në kanalet e komunikimit, klubi i Ligës së Parë në Turqi njofton shkëputjen e marrëveshjes me Osman Ozkoylu dhe Nderim Nexhipin, duke i falenderuar për bashkëpunimin.

Nexhipi, ish-kapiteni i Partizanit me një karrierë edhe në Bundesligë, ishte pjesë e Ballkanit në Kosovë, aty ku ia doli të fitojë dy trofe dhe të shijojë suksese në transferimin e lojtarëve duke qenë drejtor sportiv.

Me mbërritjen e tij te Manisa verën e 2023, Nexhipi afroi në ekip Meriton Korenicën, David Domgjonin dhe Jetmir Topallin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë