Chelsea ka prezantuar afrimin më të ri në klub. Sulmuesi David Datro Fofana do bashkohet me Blutë e Londrës nga norvegjezët e Molde dhe për 12 milionë euro do nënshkruajë kontratë deri në 2026 me të drejtë rinovimi. Ka qenë klubi i Premier League që ka zyrtarizuar gjithçka në kanalet e komunikimit.
"Chelsea FC ka arritur një paramarrëveshje me Molde FK për transferimin e David Datro Fofana", njofton Chelsea. Sulmuesi 20-vjeçar nga 1 janari do jetë pjesë e Chelsea dhe trajneri Graham Potter do mund ta hedhë në fushë.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë bën kështu hapin e madh në karrierë, teksa ka dalë nga moshat e Abidjan në vendlindje. Fofana shihet si zëvendësuesi i Armando Brojës, me sulmuesin shqiptar që për shkak të dëmtimit mbylli sezonin.