Zyrtare, Zvicra përfaqësohet me 8
shqiptarë në Kampionatin Europian

Zyrtare, Zvicra përfaqësohet me 8<br />shqiptarë në Kampionatin Europian
Të gjithë futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën, kundërshtare e Shqipërisë në Grupin A, në Euro 2016, i kanë rezistuar provave të trajnerit Vladimir Petkovic.

Trajneri i Zvicrës bëri dje publike listën përfundimtare me 23 emrat e futbollistëve që do të marrë me vete në Francë. Ta paprekshëm, ashtu siç edhe pritej “senatorët” Shaqiri, Granit Xhaka, Xhemaili, Behrami apo dhe Mehmedi, por ndërkohë ja ka dalë të fitojë një vend për në Francë edhe Shani Tarashaj, por edhe talentet e rinj Nico Elvedi e Denis Zakaria.

Lojtarët që i kanë dhënë fund para kohe përgatitjeve për Europianin nga kampi i Zvicrës janë Philippe Senderos, Silvan Widmer dhe Luca Zuffi. Zvicra do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Europian me kuqezinjtë që do të përballen me formacionin helvet në 11 Qershor në stadiumin e Lens.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!