Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee,  nesër do të jetë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Agjenda e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Yee do të jetë e ngjeshur, ai do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të shtetit si dhe anëtarë të shoqërisë civile dhe deputetë të Kuvendit.

Takimin e parë Hoyt Brian Yee do ta zhvillojë më Presidentin, Hashim Thaçin në orën 09:00, ndërsa një orë më vonë do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Sipas njoftimit të anbasadës amerikane në Kosovë,  në orën 11:30, ndihmës sekretari do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Gjatë ditës së sotme zyrtari amerikan ka qëndruar për vizitë në Serbi, ku po zhvillon takime me krerë të lartë të këtij vendi.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com