Zyrtari Bitro e të tjerët
përfituan 72 mln lekë

TIRANE- Të paktën 72 milionë lekë dyshohet se kanë përfituar nga reklamat zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punës, teksa prokuroria kryeqytetase vendosi të ndajë procedimin penal që ka të bëjë me trafikun njerëzor për në SHBA. Burime pranë Prokurorisë së Tiranës thanë se ish-shefi i kabinetit të ministrit Ksera, Kleves Bitro, bashkë me të tjerët, kanë dërguar reklama në “Top-Channel”, “Klan” dhe TVSH, ku vlera reale e tyre ishte 20 milionë lekë, teksa kanë tërhequr fonde me vlerë 92 milionë lekë. Ndërkaq, pala shqiptare është duke pritur një letërporosi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të verifikuar pozicionin e Bitors, tashmë në kërkim, në lidhje me akuzat për trafikun njerëzor për në SHBA, ku dyshohet se prej kompjuterit të tij janë plotësuar të dhënat e aplikantëve.

Akuzat e prokurorisë
Prokuroria e Tiranës, më 6 tetor 2011 ka regjistruar procedimin penal nr.4166 për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, pas kallëzimit të M.B, vajza e një prokurori. Ajo pretendon në kallëzimin e saj se është thirrur nga Kleves Bitro (drejtor i kabinetit të MPCSSHB) nga mesi i muajit Maj të vitit 2010 dhe i është kërkuar të nënshkruajë si anëtare e Komisionit për organizimin e aktivitetit. Kallëzuesja nuk ka pranuar dhe sipas saj ky ka qenë shkaku i largimit nga puna. Të njëjtin qendrim e kanë mbajtur gjatë deklarimeve të tyre dhe shtetaset K.M dhe A.SH.

Më datë 21 maj 2012 në prokurori është depozituar kallëzimi penal i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku thuhej se ajo ministri shkaktoi një dëm ekonomik për shtetin në vlerën e 9.237.863 lekëve. Kështu, prokuroria nis të verifikojë anëtarët e Komisionit për ndjekjen e procedurave me përbërje : Murat Mehmeti, kryetari dhe anëtarët Kleves Bitro, Flora Batusha, Ilir Ibrahimi dhe Besnik Dema dhe komisionit tjetër për specifikimet teknike të evenimentit “1 Maji”, me kryetar Murat Mehmetin dhe anëtarë Kleves Bitro, A.L, G.XH dhe R.J. Vlera për organizimin e këtij aktiviteti ishte caktuar 19.800.000 lekë. Më 26 prill 2010 rezulton se janë dërguar ftesa për organizimin e aktivitetit tre subjekteve dhe janë protokolluar tre ofertat e subjekteve. Subjekti “M” shpk, në maj 2010 lëshoi faturën tatimore të shitjes për blerësin MPCSSHB në shumën 19.800.000 lekë.

Nga ana e MPCSSHB është lëshuar urdhëri i shpenzimit për kalimin e kësaj shume në favor të “MC” shpk. Nga informacionet e 3 televizioneve, rezulton se : Subjekti “M” shpk, ka lidhur me televizionin e parë kontratën për transmetim reklame më 27 prill 2010 për një afat të transmetimit 27 prill-1 maj 2010, në shumën 256.667 lekë. Televizioni i dytë me subjektin “M” shpk nuk ka përpiluar një kontratë formale, por ka paguar për transmetimin e spotit 1.522.844 lekë, për 3 ditë transmetim. Televizioni i tretë ka informuar se “M” shpk ka lëshuar faturën tatimore të shitjes 4 prill 2010 deri në 1 maj në vlerën e 1.382.355 lekëve. Subjekti “P” ka lidhur kontratë me subjektin “M” për 8000 euro, me TVSH. Prokuroria thotë se subjekti “M” kontaktoi me të 3 televizionet dhe subjektin “P” dhe s’pati konkurim, pasi fituesi ishte parashikuar.


Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Berisha sulmon Ramën për energjinë: Ulja e çmimit favorizon të pasurit, mashtrim dhe hipokrizi ekstreme

Berisha sulmon Ramën për energjinë: Ulja e çmimit favorizon të pasurit, mashtrim dhe hipokrizi ekstreme