TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” krye-këshilltarin për politikën e jashtme në CDU, Hans- Joachim Falenski.

Në një kohë që nuk ka asnjë një shpjegim mbi çfarë motivacionesh ka marrë këtë vendim, një dokument ëordi me logon e CDU-CSU-së u është shpërndarë të gjithë mediave në rrugë jo zyrtare fjala e zyrtarit gjerman në gjuhën shqipe. Referuar të njëjtave burimeve nga presicenca, ato kanë njoftuar se njoftimin zyrtar do ta shpërndajnë ditën e nesërme (të mërkurën). Teksa nga një anë, në intervistën ekskluzive te "5 pyetje nga Babaramo" presidenti Ilir Meta sulmoi ndërkombëtaret duke i akuzuar si të paanshëm dhe të korruptuar, nga ana tjetër po mundohet të mbledhë mbështetje nga të huajt për tubimin e tij duke vënë në gojë të zyrtarit gjerman se cënimi i Gjykatës Kushtetuese do të cenonte integrimin e BE-së.

“Kjo është ideja dhe bindja politike pas 9 kushteve të Bundestag-ut.  Ne shpresojmë që tashmë gjërat të jenë në rrugën e përmirësimit të situatës. Ju e dini që ne po vendosim dy parakushte që duhet të përmbushen para se të zhvillohet Konferenca e parë Ndërqeveritare. E para është: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguruar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun. Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm.  Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë me papërjashtim çdo parashikimi të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm”, thuhet në dokumentin e shpërndarë për mediat, ndërkohë që nuk është publikuar asnjë foto nga kjo ceremoni. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)