Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti sot në një takim Kryeministrin e Landit të Hessen në Gjermani Volker Bouffier, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri së bashku me një grup deputetesh të këtij Landi, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.
Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Gjermanisë për vendin tonë në procesin e reformave, si rezultat i të cilave, Shqipëria, si vend kandidat, është sot më pranë hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.
Më tej, Ministri Bushati theksoi domosdoshmërinë e intensifikimit të lidhjeve ekonomike dhe marrëdhëniet në fusha të ndryshme të sektorit ekonomik, ku shteti i Hessen, si një nga ekonomitë më të shëndetshme në Gjermani, ka shumë për të ofruar.
Nga ana e tij, Kryeministri Bouffier nënvizoi se vizita e tij kishte për qëllim, ndër të tjera, rritjen e interesit të publikut gjerman për vendin tonë.
Bouffier ndau mendimin e Ministrit Bushati për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, përmes Dhomave të Tregtisë dhe Dhomave Artizanale në shërbimet e transportit (Aeroporti Ndërkombëtar Frankfurt), SME-ve, industrisë kimike dhe farmaceutike, etj.
Investitorët kërkojnë siguri dhe stabilitet – theksoi Kryeministri, duke nënvizuar rëndësinë e një sistemi drejtësie të pavarur dhe luftën kundër korrupsionit, për çka Ministri Bushati e njohu me masat e marra nga qeveria shqiptare për këtë qëllim.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com