Zyrtari i lartë i Komisionit Europian: Momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani

Zyrtari i lartë i Komisionit Europian: Momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani

Colin Wolfe, Drejtor në Komisionin Europian për Bashkëpunimin Rajonal dhe Programet

Ka një ndërgjegjësim në rritje për  potencialet dhe nevojat e Ballkanit Perëndimor, sepse do të duhen rreth 40 vjet që ai të arrijë nivelin e tanishëm të jetesës në vendet e BE-së. Colin Wolfe, Drejtor në  Komisionin Europian për Bashkëpunimin Rajonal dhe Programet,  pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe  Negociatat e Zgjerimit mendon se momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani. 

DW:  Shoqëria civile është përfshirë në të gjitha Samitet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe së fundmi edhe në Samitin e Sofies, që i paraprin Samitit të Londrës.  Nga Vjena në Trieste, cilat prej rekomandimeve të shoqërisë civile janë marrë parasysh nga Komisioni Europian?
Colin Wolfe:  
Janë disa drejtime: Konektiviteti është bërë pjesë e rëndësishme e Procesit të Berlinit, që nga Samiti i Vjenës. Ai është shumë i rëndësishëm, jo thjesht për infrastrukturën  dhe lidhjen  fizike në rajon, por për atë ҫ'ka ai simbolizon. Dhe erdhi nga diskutimet e njerëzve, nga shoqëria civile.  Ka edhe dy  ҫështje të tjera: strategjia për BP,  që u publikua në shkurt, i kushton vëmendje rinisë . Dhe  kjo spikat shumë në ngjarjet e mëdha në kuadër të Procesit të Berlinit. Dhe kur flasim për shqetësimet e njerëzve në BP ato përfshijnë edhe rininë e rajonit, shqetësime që lidhen  me punësimin, arsimimin, mundësitë, shanser për  një jetë ku rinia të realizohet.  Kur flasim për të ardhmen e rajonit , duhen përfshirë rinia.  Dhe gjëja tjetër është që  vëmendja ndaj hapjes së vendeve të punës për rininë. Të rinjtë dhe të rejat nuk duan vetëm një punë por ata duan diҫka që të realizojnë talentet e  tyre, ata duan të  kontribojnë  në shoqëritë e tyre.

DW:  Bashkëpunimi rajonal është një nga drejtimet kryesore të Procesit të Berlinit. Në prag të Samitit të Londrës ҫfarë është arritur dhe cilat janë sfidat për t'u përballur?
Colin Wolfe: 
Bashkëpunimi rajonal është  një proces  që shkon  përpara, pastaj ngec, pra jo gjithmonë ka progres dhe kjo është krejt normale.  Arritjet më të mëdha?  Mendoj që fakti që liderët politikë të rajonit e  kanë kuptuar që kanë shumë objektiva të përbashkëta, që duhet të flasin për perspektivën europiane është një nga arritje. Por edhe që ata kanë arritur të kuptojnë  përgjegjësinë e secilit vend në ҫështje praktike si infrastruktura rajonale dhe kanë kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit. Në Samitin e Sarajevës vitin e kaluar,  për herë të parë në rajon, liderët politikë dhanë sinjale pozitive jashtëzakonisht të rëndësishme për angazhim real politik. Kjo është një arritje tjetër e rëndësishme që tregon se po ecet drejt angazhimeve të vërteta politike.  Dhe nëse doni të flasim në mënyrë më specifike, ju përmendët  Samitin e Triestes, vitin e kaluar.. angazhimet në fushën ekonomike në rajon, plani i veprimit i këtij samiti atij . Kjo  duket si burokratike por është shumë e rëndësishme për të treguar që barrierat tregtare po bien dhe që të tjera reforma janë të rëndësishme për të lehtësuar bashkëpunimin, mobilitetin, të bërit biznes mes vendeve të rajonit.  Ka një angazhim dhe zotim të madh ndaj ideve të reja, biznesesve të reja, rritjes së menҫur ku ka një kompenent digjital të konsiderueshëm,  ku secili vend nga rajoni po jep kontributin e tij, këtu është shumë i rëndësishëm Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal lidhur me fazat dhe planin e veprimit.  Është një process i vështirë  por ka rëndësi  që drejtim i udhëtimit është i shumë i qartë. Dhe zhvillimi i bizneseve rajonale ka rëndësi për punësimin, rritjen ekonomike, prosperitetin, që njërëzit të qëndrojnë në rajon dhe kontribojnë .

DW:  Çfarë vështirësish janë shfaqur deri tani për të përforcuar bashkëpunimin rajonal?
Colin Wolfe: 
Mendoj se kur bën analizën mund të shohësh p.sh. që duhet lehtësuar kalimi i kufijve në rajon apo duhen kryer reformat në tregjet rajonale. Këtë e di kushdo.  Por nuk është kaq e lehtë që këto ide të reja në shoqëritë e vendeve të rajonit të gjejnë vend në legjislacionet përkatëse, njerëzit duhet të binden, të shohin ҫfarë përfitimesh kanë, mendoj se kjo është pjesë e shoqërive të shëndetshme dhe nuk ndodh vetëm në Ballkanin Perëndimor por në ҫdo rajon të BE.

DW:  Procesi i pajtimit në rajon kërkon kohën e vet.  Kemi modelin e pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë edhe pse nuk është copy/paste me atë në Ballkanin perëndimor. Ndërkohë qytetarët në vendët e rajonit, që janë  proeuropianë - sidomos në Shqipëri janë në shumicë dërrmuese-  janë tanimë të paduruar, duan të hapen negociatat, të ecë përpara procesi. Çfarë mund të bëjë KE që t'i konvergojë këto dy procese me vektorë të ndryshëm lëvizjeje?
Colin Wolfe: 
Pjesëmarrja, javën e kaluar,  në konferencën "Kohezioni Ekonomik dhe Social në Ballkanin Perëndimor” të organizuar nga EESC – Komiteti Ekonomik dhe Social Europian - e partnerëve socialë dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit  tregoi se njërezit mund të punojnë së bashku me objektiva të qarta, konkrete gjë që ka rëndësi të jashtëzakonshme për procesin e pajtimin në rajon. Përvoja tregon se shumë shpesh njerëzit që janë aktivë, p.sh. sindikatat që merren me të drejtat e  të punësuarve duan të japin një kontribut social, njerëz të tillë sjellin një ndërgjegjësim të ri, dinamizëm dhe optimizën në diskutimet lidhur me rëndësinë e krijimit të diversitetit, sigurojnë që njerëzit gëzojnë të drejtat e tyre si qënie njerëzore dhe mund të shikojnë perspektivën e tyre në mënyrë jo diskriminuese. Konferenca e organizuar nga EESC në Sofie me partnerët socialë, sindikatat etj  rezultoi jashtëzakonosht e rëndësishme, për pajtimin dhe krijon hapësirë,  lejon  diskutime të sinqerta për ҫështje kyҫe, lejon të rimerren ҫështje të vështira  si ato të pajtimit përmes bashkëpunimit dhe jo konfrontimit.

DW:  Çfarë masash mund të marrë KE që të ngushtojë hendekun e thellë ekonomik dhe social mes rajonit dhe vendeve të BE? EESC deklaroi së fundmi që duhen 40 vjet që Ballkani Perëndimor të arrijë nivelin e tanishëm të jetesës në vendet e BE.
Colin Wolfe: 
Ju të flisni për numër vitesh, është shumë e dukshme që kjo ka qënë dhe është një ҫështje por jo një pengesë.  Vitet, që nga fillimi.  nuk kanë qënë dhe nuk janë bërë kurrë pengesë për hyrjen në BE.  Shumë i rëndësishëm është vullneti për të diskutuar sesi rajoni mund të zhvillohet  në mënyrën e vet,  psh të zhvillojë zonat e tij rurale. Nuk ka shumë entuziazëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ka nevoja shumë të mëdha  për t'u bërë i aftë të sigurojë që  zonat rurale të mund të përmirësojnë pëerspektivën e tyre. Dhe  kjo duhet bërë në mënyra që vetë njerëzit që kanë përvoja psh në agrikulturë, përvoja në kooperativa sesi mund të punojnë së bashku për të përmirësuar dijet e tyre dhe financat.  Zonat rurale nuk janë vetëm agro-kulturë por kanë edhe potenciale të tjera. Shiko, një nga gjërat më të mëdha tani është që njerëzit shpenzojnëv para për pushimet e tyre  në vende të ndryshme të botës,  kërkojnë të kuptojnë historinë, të shohin trashëgimitë kulturor, kërkojnëe të merren me sporte etj, pra ky është zhvillimi i turizmit. Gjëja tjetër është qënjerëzit të kenë më shumë akses në teknologjinë dixhitale. Barrierat gjeografike janë po  ato që kanë qënë përherë. Zonat rurale mund të zhvillohen dhe kjo mund  të jetë një mundësi që njerëzit në nivel  lokal të përfshihen më shumë pasi kjo është shumë e rëndësishme në BP, është pjesë e forcës së tij. Komunitetet lokale mund të punojnë së bashku për zhvillimin në zonat e tyre dhe kjo është shumë e rëndësishme lidhur me mirëqënien e njerëzve, perspektivën e tyre ekonomike dhe sociale , potencialet e rajoneve.

DW: A do të japë fonde BE për zhvillimin e zonave rurale të BP?
Colin Wolfe: 
Ka një ndërgjegjësim në rritje për  potencialet dhe nevojat e BP.  Ka zëra shumë të fuqishëm që advokojnë për këtë. Ne, në Europë kemi  një dimension shumë të fuqishëm ruralo agro- kulturor.  Tani ka mbështetje për zhvillimin rural, interes në rritje për të qënë të aftë dhe mbështetur bashkitë në nivel lokal.  Mendoj se tani  jemi në momentin kur ka shumë për të diskutuar. Pavarësisht nga fakti që  diskutimet për buxhetin e BE do të jetë të vështira, propozimi është që për BP të shtohen fondet dhe  kjo do të thotë që do të ketë mundësi edhe për zhvillimin e zonave rurale, zhvillimin lokal gjithashtu.

DW:  Këshilli Europian do të vendosë në mbledhjen e tij, në fund të qershorit, për hapjen e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Si e shihni rezultatin?
Colin Wolfe: 
Ne, Komisioni Europian bëmë raportet, rekomanduam  hapjen e negociatave të pranimit, në bazë të të dhënave.  Komisioni  ka njohur punën që është kryer,  është bërë një punë e mirë. Janë konkluzionet e Këshillit Europian por edhe opinionet e  EESC dhe gjithë të tjerët për të bindur njerëzit në vendet anëtare bindur për hapjen e negociatave.  Ka zëra të ndryshëm. Por fakti që komisioni ka dhënë rekomandimin  është një moment shumë i rëndësishëm në vetvete, është baza për diskutim. Vlerësimi / gjykimi tanimë është formuar. Dhe tani diskutimet bëhen  më  intensive sa më shumë afrohet koha e vendimit pra nuk është se ҫfarë do të bëhet  në javët që kanë mbetur deri sa të merret vendimi. Fjala është për një periudhë afatgjatë, mendja e secilit shkon tek data e 2025. Ballkani Perëndimor e ndjen që vendimi nuk është marrë. Ajo ҫfarë duhet të thotë BP tani është ok ka ardhur momenti  i  marrjes së vendimit , ka përherë zëra pro dhe kundër kur merret një vendim, por ne kemi përmbushur ato për të cilat kemi rënë dakort , ky është momenti, njerëzit kanë marrë përgjegjësi  dhe hapja e negociatave është ajo që kërkon rajoni. Ajo që dua të them personalisht është që KE po përpiqet ta bëjë të kuptueshmëe për njerëzit se ka dy drejtime: njëri është që  hyrja në BE është një obligim, detyrim dhe drejtimi tjetër që ka potenciale, mundësi shumë të mëdha për ta bërë këtë dhe ka shumë përgjegjësi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/05/2018 19:39

    “Ky e ka mirë sepse kolonizatorët anglo-franko-spanjollë e portugalo-holandezë i dinë mirë këto gjëra”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën