Zyrtari i lartë i NATO-s dënon sulmin në Ibër-Lepenc, kërkon hetime të plota

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Tom Goffus

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s Tom Goffus gjatë një takimi sot me presidentin e Kosovës Vjosa Osmani në Bruksel, ka dënuar sulmin ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit 'Ibër-Lepencit' në Varage të Zubin-Potokut më 29 nëntor.

Sipas Kosovapress, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike, ka kërkuar që të gjitha faktet në lidhje me sulmin të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë.

“KFOR-i mbetet vigjilent. Koordinimi me KFOR-in është kyç për stabilitetin rajonal,” thuhet në një postim në rrjetin X nga Farah Dakhlallah, zëdhënëse e NATO-s.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit mbrëmjen e 29 nentorit 2024. Serbia mohon se qëndron prapa sulmit dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast. Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare